Thursday, March 4, 2021
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
  • Publications
  • Projects
  • Donors and Partners
  • Contact
No Result
View All Result
AMI
Home Covid-19

Mbi raportimin nga media të vetëvrasjeve

in Covid-19
Mbi raportimin nga media të vetëvrasjeve

Nëse media nuk raporton vetëvrasjet a ulet numri i tyre? E shtroj këtë pyetje pasi studime të shumta tregojnë se shkrimet dhe kronikat televizive rreth vetëvrasjes janë të lidhur me rritjen e tentativave për vetëvrasje në zonën që mbulojnë këto media.  

Por nëse kjo pyetje hap debatin e censurës, pyetja pasuese është si duhen raportuar vetëvrasjet.

Historia e largët dhe e afërt na ndihmon që të japim një përgjigje për këtë pyetje dhe debat jo të lehtë. Një nga asociimet më të hershme të medias dhe vetvrasjeve është viti 1774, kur 24 vjeçari Gëte botoi novelën e tij të sukseshme “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Në këtë novelë, të cilën Napoleon Bonaparti e konsideronte si një nga kryeveprat e literaturës europiane, heroi Verter vret veten pasi dështoi në dashuri. Menjëherë pas botimit u raportuan raste të të rinjve që kryenin vetëvrasje tamam si djaloshi Verter. Supozohet se janë mbi 2000 lexues që kanë vrarë veten të veshur njëlloj si Verter (pantallona të verdhë dhe xhaketë blu) dhe në të njëjtin vend në tavolinën e punës. Kjo çoi në ndalimin e qarkullimit të librit në disa vende (Gjermani, Itali, Danimarkë). Kjo u quajt “Efekti Verter” dhe këtu e 250 vjet më parë media fajësohet për efektin domino të vetëvrasjeve.

Duke ju referuar historisë moderne Steven King në librin e tij “Zemërimi” ka shërbyer si model të paktën për 10 raste vrasjesh/vetëvrasjesh në shkollë. Një nxënës vret mësuesin në klasë, vret edhe disa shokë, merr peng klasën. Pas botimit të këtij libri më 1977, rasti i parë regjistrohet në vitin 1982, pastaj më 1993, në 1996, në 2001, 2003, 2004 etj. King nuk e ribotoi më librin. Por dëmi vijon me dekada të tëra.

Mbi raportimin nga media të vetëvrasjeveDownload
Previous Post

Mundësi praktike mediatike për studentët e gazetarisë

Next Post

Ndikimet e pandemisë Covid-19 në profesionin e gazetarit

Related Posts

Udhëzime për raportimin profesional të vaksinave COVID-19
Covid-19

Udhëzime për raportimin profesional të vaksinave COVID-19

RAPORTIMI PËR VETËVRASJET GJATË PANDEMISË COVID-19
Covid-19

RAPORTIMI PËR VETËVRASJET GJATË PANDEMISË COVID-19

Ndikimet e pandemisë  Covid-19 në profesionin e gazetarit
Covid-19

Ndikimet e pandemisë Covid-19 në profesionin e gazetarit

Udhëzime për fact-checking të informacionit rreth COVID-19 në mediat sociale
Covid-19

Udhëzime për fact-checking të informacionit rreth COVID-19 në mediat sociale

Media dhe Inteligjenca Artificiale
Covid-19

Media dhe Inteligjenca Artificiale

Raportimi objektiv përmes mediave online, viktima tjetër e pandemisë në Shqipëri?
Covid-19

Raportimi objektiv përmes mediave online, viktima tjetër e pandemisë në Shqipëri?

Next Post
Ndikimet e pandemisë  Covid-19 në profesionin e gazetarit

Ndikimet e pandemisë Covid-19 në profesionin e gazetarit

RECOMMENDED NEWS

Trajnim për dezinformimin

Trajnim për dezinformimin

3 months ago
Konsiderata etike për raportimin mbi COVID-19

Konsiderata etike për raportimin mbi COVID-19

9 months ago
Training Course: Information Disorder- Fact Checking

Training Course: Information Disorder- Fact Checking

1 year ago
Covid-19 dhe rrjedhojat në industrinë e medias

Covid-19 dhe rrjedhojat në industrinë e medias

10 months ago

BROWSE BY CATEGORIES

  • Ami News
  • Covid-19
  • INA
  • Media Development
  • Media Literacy
  • News
  • Projects
  • Publications
  • Rrjeti Kombëtar Anna Lindh
  • Thirrje
  • Transition Promotion Program
  • Uncategorized
AMI

Follow us on social media:

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Gjin Bue Shpata,
Tirana, Albania

Category

  • Ami News
  • Covid-19
  • INA
  • Media Development
  • Media Literacy
  • News
  • Projects
  • Publications
  • Rrjeti Kombëtar Anna Lindh
  • Thirrje
  • Transition Promotion Program
  • Uncategorized

© 2020 Copyright: Albanian Media Institute - Instituti Shqiptar i Medias

No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
  • Publications
  • Projects
  • Donors and Partners
  • Contact

© 2020 Copyright: Albanian Media Institute - Instituti Shqiptar i Medias