home    I    about us     I     staff     I     news     I     publications     I     projects     I     donors and partners     I     contact us      I     albanian
Media Watch
>> Alerts and Statements
>> Briefing Papers
>> Reports
>> Research and Studies
>> Press Review
Media Research
>> Media Legislation
>> Media Ethics
>> Media Development and      Independence


Media
Monitoring

Copyright: Albanian Media Institute - Instituti Shqiptar i Medias, 2011
Albanian
media legislation
Albanian media code of ethics
FTESE PER APLIKIME: Edukimi mbi Median dhe Informacionin për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri

Tiranë, 25 janar 2019 / Instituti Shqiptar i Medias bën thirrje për aplikime për projekte në lidhje me rritjen e aftësive dhe kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri për të promovuar praktikat dhe politikat në lidhje me Edukimin për Median dhe Informacionin në nivel lokal.

Kjo ftesë për aplikime për projekte është pjesë e një projekti rajonal me titull Media për Qytetarët - Qytetarët për Median, që mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zhvillohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni, Mali i Zi, dhe Serbi.

Ftesa për aplikime u drejtohet organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri për projekte në fushën e medias, edukimit dhe arsimimit, mbështetjes dhe përkrahjes, fushatave publike, programeve në fushën e artit, krijimin apo zhvillimin e projekteve digjitale inovative.

Në kuadër të kësaj nisme do të mbështeten dy lote projektesh:

- Loti 1: Projekte që mbështetin përmirësimin e edukimit dhe njohjes së qytetarëve me median dhe fushën e informacionit
- Loti 2: Risi në krijimtari - Projekte në fushën e artit, medias dhe teknologjisë së prodhimit mediatik që nxitin inovacionin dhe lehtësojnë përfshirjen e masave në fushën e edukimit mbi median dhe informacionin.

Buxheti për këto projekte është 20,000 Euro, me nga 10,000 Euro për secilin grup. Shuma e kërkuar për secilin projekt duhet të jetë nga 3,000 deri në 5,000 Euro. Kohëzgjatja e projekteve duhet të jetë nga 6 deri në 12 muaj. Aktivitetet në kuadër të secilit projekt mund të nisin që nga data e nënshkrimit të kontratës dhe duhet të kenë përfunduar maksimumi deri në fund të muajit Maj 2020.

Udhëzimet e plota për aplikimet për projekte mund të gjenden në këtë faqe interneti: www.institutemedia.org

Pyetje në lidhje me këtë thirrje për aplikime mund të drejtohen në këtë adresë: subgrantMIL@institutemedia.org

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve për projekte është data 25 shkurt, ora 24:00.

Një seancë informative në lidhje me këtë ftesë për aplikime do të mbahet më datë 5 shkurt, ora 10, Hotel Theranda, Rr. Andon Zako Cajupi, Villa 6 & 7, Tiranë.

Më poshtë janë dokumentet për aplikim:

1. Ftesë për aplikime
2. Udhëzime për aplikantët
3. Formulari i aplikimit
4. Buxheti
5. Deklarata e aplikantit
6. Deklarata e bashkëaplikantit

Dokumentet e mëposhtme janë vetëm për informacion, nuk duhen sjellë si pjesë e aplikimit!

1. Kontrata
2. Raporti narrativ i ndërmjetëm
3. Raporti narrativ përfundimtar
4. Raporti financiar përfundimtar

Logo EU
Logo MQQM
MEDIA PËR QYTETARËT - QYTETARËT PËR MEDIAN
Zhvillimi i aftësive dhe kapaciteve të organizatave të shoqërisë civile për të përmirësuar Edukimin mbi Median dhe Informacionin në Ballkanin Perëndimor