home    I    about us     I     staff     I     news     I     publications     I     projects     I     donors and partners     I     contact us      I     albanian
Media Watch
>> Alerts and Statements
>> Briefing Papers
>> Reports
>> Research and Studies
>> Press Review
Media Research
>> Media Legislation
>> Media Ethics
>> Media Development and      Indipendence
Media Monitoring

Monitoring children coverage in albanian newspapers...
Crime and court reporting...
Education and training
    of journalists...

Corruption reporting...
Reporting and privacy...
Reporting on social issues...
                                                ... more

Copyright: Albanian Media Institute - Instituti Shqiptar i Medias, 2011
    foto DIGITAL TV
   Media links

National media
Albanian Telegraphic Agency
Balkaweb News Portal
Klan TV
Panorama Newspaper
Shekulli Newspaper
Shqip Newspaper
Top Channel TV
Vizion Plus TV                ... more

Foreign media
BBC
Deutche Welle
Voice of America            ... more

Albanian
media legislation
Albanian media code of ethics
   AMI newsletters

Përgatitja për TV Dixhital

Çfarë masash duhen marrë për të parë televizionin dixhital?

Ekzistojnë dy mundësi kryesore për të parë televizionin dixhital tokësor:
• Pajisja me një televizor me marrës dixhital të integruar (dekoder). Këta janë televizorët e ashtuquajtur të brezit të ri, të identifikuar me logon:

Gjithashtu, në rastet e televizorëve të vjetër analogë, mund të përdoret një dekoder ose marrës dixhital, i cili shndërron sinjalin nga dixhital në analog.
Pothuajse çdo televizor mund të shndërrohet në dixhital me një dekoder, madje edhe ata bardhë e zi, kështu që askush nuk është i detyruar të blejë një aparat TV të ri, në qoftë se nuk e dëshiron.
Megjithatë, nëse vendosni të blini një televizor të ri, është e rëndësishme që aparati të cilësohet si “me marrës dixhital tokësor,” ose të ketë logon . Këto aparate janë të gatshme për të marrë sinjalin dixhital pa pasur nevojë për dekoder të jashtëm.

Çfarë është një dekoder ose marrës dixhital?

Dekoderi ose marrësi dixhital merr transmetimet dixhitale dhe i çkodon, i shndërron ato në një formë të përshtatshme për televizionet e vjetra analogë, ose për pajisje të tjera, si monitorë kompjuterash apo ekrane projektimi. Dekoderat janë të domosdoshëm për të parë transmetimet dixhitale në televizorët e vjetër analogë, të cilët duhet jenë të lidhur me dekoderin për të shfaqur sinjalin dixhital.

Ekzistojnë dy lloje kryesorë dekoderash. I pari, i llojit “zapper,”është edhe më ekonomiku. Ky lloj dekoderi mund të marrë vetëm kanalet që transmetohen falas në teknologji dixhitale.

Lloji i dytë është dekoderi i ashtuquajtur interaktiv. Përveç kanaleve falas, ky dekoder mund të marrë edhe kanalet me pagesë dhe shërbime të tjera të televizionit dixhital tokësor. Ky lloj dekoderi ka një ose dy vende për të vendosur kartën smart të televizioneve apo platformave me pagesë që shikuesi vendos të shohë.

Ky dekoder gjithashtu krijon dhe mundësinë e shikimit të programeve “on demand” ose “pay TV.” E thënë ndryshe, nëse shikuesit nuk i intereson të blejë gjithë paketën, por të shohë vetëm një film, një ndeshje sportive, ose një program tjetër, nëse platforma apo televizioni në fjalë e ofron këtë mundësi, mund të paguhet vetëm shikimi i programit në fjalë.

Gama e dekoderave interaktivë është e gjerë. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe dekoderat High Definition. Përveç kanaleve falas, atyre me pagesë dhe shërbimeve ndëraktive, këta dekoder mundësojnë dhe shikimin në High Definition të kanaleve që transmetojnë në këtë format. Megjithatë, duhet patur parasysh se për të parë në këtë format, edhe aparati televiziv duhet të jetë në High Definition.

Televizorët dixhitalë të integruar

Dekoderi, përveçse i jashtëm, mund të jetë dhe i brendshëm, pjesë e aparatit televiziv. Ndryshe, ky aparat cilësohet si “me marrës dixhital të integruar” ose “IDTV.” Personat që kanë në plan të blejnë një televizor të ri të këtij tipi, duhet të dinë se nuk kanë nevojë të blejnë një dekoder shtesë për të parë televizion dixhital, pasi vetë televizori është i gatshëm për shndërrimin nga TV analog në TV dixhital.

Ashtu dhe si për dekoderat, edhe për televizorët e integruar ka lloje të ndryshme. Modelet më të thjeshta të televizorëve të integruar janë ato televizorë ku mund të shihen vetëm kanalet falas të televizionit dixhital tokësor. Pra, në këtë rast, për të parë kanale të tjera me pagesë do të jetë i nevojshëm dekoderi i jashtëm.



Lloji i dytë i televizorit me dekoder të integruar mund të marrë kanalet falas, por edhe kanale me pagesë, të nivelit standard dhe jo High Definition. Te këta televizorë, anash ose prapa, gjendet vendi ku vendoset një modul i vogël i quajtur Modul i Aksesit të Kushtëzuar (CAM.) Brenda këtij moduli vendoset karta smart që i përket operatorit apo platformës së zgjedhur nga shikuesi, si paraqitet në figurë:

Së treti, ekzistojnë edhe televizorët që kanë të integruar një dekoder High Definition (HD.) Këto aparate ofrojnë mundësinë që të shihen kanalet falas dhe ato me pagesë shtesë, gjithmonë nëpërmjet modulit CAM, të përmendur më sipër, ku vendoset karta smart e zgjedhur. Nëse ky modul CAM merret High Definition, atëherë mund të shihen dhe të gjitha kanalet që transmetohen High Definition me pagesë.

Sa do të kushtojë kalimi në televizionin dixhital?

Kostoja varet nga disa faktorë. Disa gjëra për t’u patur parasysh:
• Numri i aparateve televizivë që keni në shtëpi.
• Nëse vendosni të blini një dekoder standard, një High Definition (HD,) apo një Televizor Dixhital të Integruar (IDTV).
• Nëse vendosni të abonoheni në kanale apo platformë shtesë (p.sh. filma, sporte, etj.) përveç atyre që do të transmetohen falas.
Strategjia e hartuar deri tani parashikon që kostoja minimale e kalimit në televizion dixhital për familjet në nevojë do të mbulohet nga shteti. Megjithatë, informacioni më i plotë dhe i hollësishëm do të jetë i mundur pas miratimit të strategjisë.

Hapat e mëtejshëm

Strategjia dhe ligji për kalimin nga transmetime analoge në dixhitale janë ende nën shqyrtim. Këtu ofrohet një paraqitje dhe sqarim i shkurtër për publikun për atë çka paraqet televizioni dixhital dhe atë që publiku duhet të ketë parasysh gjatë kalimeve në transmetime vetëm dixhitale.

Për t’u njohur me projekt-Strategjinë dhe për informacione të mëtejshme, drejtohuni në faqen e Internetit të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, në seksionin e dixhitalizimit:

http://www.kkrt.gov.al/sq/dixhitalizimi

*Ky informacion është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij informacioni është përgjegjësia e vetme e Institutit Shqiptar të Medias dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionin e Bashkimit Europian.