home    I    about us     I     staff     I     news     I     publications     I     projects     I     donors and partners     I     contact us      I     albanian
Media Watch
>> Alerts and Statements
>> Briefing Papers
>> Reports
>> Research and Studies
>> Media debates
Media Research
>> Media Legislation
>> Media Ethics
>> Media Development and      Indipendence
Media Monitoring

Monitoring children coverage in albanian newspapers...
Crime and court reporting...
Education and training
    of journalists...

Corruption reporting...
Reporting and privacy...
Reporting on social issues...
                                                ... more

Copyright: Albanian Media Institute - Instituti Shqiptar i Medias, 2011
    foto DIGITAL TV
   Media links

National media
Albanian Telegraphic Agency
Balkaweb News Portal
Klan TV
Panorama Newspaper
Shekulli Newspaper
Shqip Newspaper
Top Channel TV
Vizion Plus TV                ... more

Foreign media
BBC
Deutche Welle
Voice of America            ... more

Albanian
media legislation
Albanian media code of ethics
   AMI newsletters

TERMA TË DOBISHME PËR TELEVIZIONIN DIXHITAL

Akses i kushtëzuar

Sistem që i lejon një shikuesi të autorizuar të shohë emisione televizive që transmetohen me pagesë, nëpërmjet përdorimit të një karte elektronike (smart card,) e cila vendoset në dekoder apo në televizor.

Analog

Sistemi aktual i transmetimit të sinjalit televiziv, i cili transmetohet në formën e valës elektromagnetike.

Bouquet

Sinonim i multipleksit. Është një term që përdoret për të përkufizuar një grup kanalesh (tv, radio, shërbime ndëraktive) ose paketë që transmetohen në formatin dixhital në të njëjtën frekuencë.

Dekoder

Marrës dixhital. Aparat elektronik i cili mund të marrë, të përpunojë dhe të shndërrojë sinjalin televiziv, radiofonik, muzikor, multimediatik, ose interaktiv të transmetuar në sistemin dixhital, për ta përshtatur atë me televizorët normalë.

Dixhital

Është një term që përcakton natyrën numerike të një sinjali televiziv, radiofonik, apo multimediatik, ose tipin e aparatit që shërben për të krijuar, ruajtur, trajtuar, apo riprodhuar përmbajtje audio, video, fotografike, grafike, apo multimediatike në përgjithësi.

DVB (Digital Video Broadcasting)

Digital Video Broadcasting – Transmetim Dixhital Video . Standardi i transmetimit dixhital të përdorur në Europë, i bazuar në ngjeshjen MPEG2, të përdorur në tre variante: DVB-S për transmetimet satelitore, DVB-C për rrjetet kabllore dhe DVB-T për televizionin tokësor.

FREE-TO-AIR

Shprehje në gjuhën angleze me përdorim të gjerë, e cila përdoret për programet televizive, radiofonike, muzikore, apo shërbimet interaktive të cilat merren falas nga të gjithë, pa pasur nevojë për të bërë ndonjë abonim apo pagesë të caktuar.

MULTIPLEKS (MUX)

Rrjet dixhital tokësor. Bëhet fjalë për bashkësinë e programeve të transmetuara në të njëjtën frekuencë.

PAY PER VIEW (PPV)

Shërbim që i lejon përdoruesit të shohë me pagesë programe të caktuara (për shembull një ndeshje futbolli, një film, etj.,) të cilat transmetohen në orare të caktuara dhe të ditura më përpara. Këto ngjarje nuk transmetohen falas dhe vetëm shikuesi që ka paguar për këto programe mund t’i shohë ato.

SIMULCAST

Përhapje e njëkohësishme e të njëjtit program ose paketë programesh në mënyra të ndryshme transmetimi, si për shembull analoge dhe dixhitale.

SMART CARD

Karta elektronike e përdorur për të parë programet me pagesë.

SWITCH-OFF

Term në gjuhën anglezë që nënkupton fikjen e transmetimeve televizive analoge.

SWITCH-OVER

Term në gjuhën angleze që nënkupton periudhën gjatë të cilës transmetimet televizive dixhitale bashkëjetojnë me ato analoge.

Televizioni Dixhital Tokësor (TDT)

Sistemi dixhital për përhapjen e programeve televizive dhe shërbimeve dixhitale nëpërmjet transmetuesve dhe përsëritësve televizivë tokësorë, i cili do të zëvendësojë sistemin e tanishëm të televizionit analog.

ZAPPER

Dekoder jo interaktiv, (pa standardin MHP), i cili mund të marrë programe televizive, por jo shërbimet interaktive.

*Ky informacion është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij informacioni është përgjegjësia e vetme e Institutit Shqiptar të Medias dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionin e Bashkimit Europian.