Sunday, April 11, 2021

Sfidat e edukimit për median dhe informacionin

Kjo rubrikë ka për qëllim të shërbejë si hapësirë diskutimi dhe reflektimi në lidhje me edukimin për median dhe informacionin. Në vitet e fundit Instituti Shqiptar i Medias është përqendruar gjithnjë e më shumë në bashkëpunimin me institucione publike, organe qeveritare, ekspertë të akademisë, përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile në këtë fushë, ku shumë aktorë mund të japin ndihmesën e tyre në forma nga më të ndryshmet. Duke u nisur nga kjo përvojë, por edhe nga nevoja për një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh të publikut të gjerë, kjo hapësirë do të jetë e hapur për këta aktorë dhe ndihmesën dhe përvojën e tyre në lidhje me edukimin për median dhe informacionin.

Kjo rubrikë është pjesë e projektit “Media për qytetarët, qytetarët për median,” i cili është  një projekt i shtatë organizatave për zhvillimin e medias në Ballkanin Perëndimor, me qëllim forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në rajon për të zhvilluar edukimin për median dhe informacionin.

Kjo rubrikë është prodhuar me ndihmën financiare të Bashkimit Europian. Përgjegjësia e vetme për përmbajtjen e këtij dokumenti është e Institutit Shqiptar të Medias  dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se reflekton pozicionin e Bashkimit Europian.

 

BROWSE BY CATEGORIES