Anëtari i Rrjetit Shqiptar ALF , Youth Rights & Citizenship Intiative (YRCI), tashmë mundëson një modul trajnimi , në kuadër të thirrjes ALF-HANDS ON!
Programi ALF-HANDS ON ofron për të gjithë të interesuarit një mundësi për të përmirësuar kapacitetin profesional me trajnime online, pa pagesë, nga individë që kanë ecur në të njëjtën rrugë profesionale.
Me qasjen peer-to-peer, e krijuar nga dhe për organizatat e shoqërisë civile, vendosen në dispozicion 18 module , nga të cilat dhe ai i YRCI Albania–Urat Ndërkulturore : Forcimi i Bashkëpunimit Ligjor dhe Ekonomik për Shoqërinë Civile.
Nëpërmjet punëtorive, diskutimeve dhe projekteve bashkëpunuese, pjesëmarrësit do të mësojnë të:
- Eksplorojnë rolin e mirëkuptimit kulturor në bashkëpunimin ligjor dhe ekonomik ndërmjet organizatave të shoqërisë civile;
- Eksplorojnë korniza të ndryshme për nismat bashkëpunuese ndërkufitare brenda shoqërisë civile;
- Identifikojnë mundësi financimi për të mbështetur bashkëpunimet ndërkombëtar të shoqërisë civile;
- Përdorin platforma dhe mjete online për të lehtësuar bashkëpunimet efektive;
- Zhvillojnë metrika dhe metodologji për të vlerësuar efikasitetin e partneriteteve.
Datat e zhvillimit të modulit janë : 15, 17, 22, 24, 29 Tetor dhe 5, 7, 12, 14 Nëntor nga ora 18:00 deri në 20:00 CET.
Afati për regjistrim: 30 Korrik 2024
Për më shumë informacion mbi thirrjen ALF-HANDS ON, modulin e Youth Rights & Citizneship Initiative dhe procesin e regjistrimit, klikoni linkun e mëposhtëm: https://annalindhfoundation.org/alf-hands-open-call-participation-second-cycle-round-2