Debati konstruktiv me temë “A duhet të ulet kufiri moshor për të votuar!?” u organizua në Tiranë, më datë 22 shkurt 2023. Ky aktivitet u organizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes në bashkëpunim me Centre for Education and Social Advancement (CESA) në ambjentet e Institutit Shqiptar të Medias. Në total 16 të rinj (13 vajza dhe 3 djem) nga gjimnazi ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë, morën pjesë në debat.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të “Skemës për Angazhimin e Rrjetit me mbështetjen financiare të Anna Lindh Foundation zbatuar nga Fondacioni Anna Lindh – ALF – Rrjeti Shqiptar.
Objektivat e këtij aktiviteti ishin:
- Të kuptuarit nga të rinjtë e procesit të debatit cilësor;
- Të inkurajohen të rinjtë që të ndërtojnë argumenta dhe kundër argumenta, referuar së caktuar gjatë trajnimit të organizuar nga CESA;
- Të zhvillojnë aftësitë e etikës në komunikim dhe të menduarit kritik;
- Të ndërveprojnë me njëri-tjetrin;
- Nxitja e të rinjve për të qënë aktivë dhe të përfshirë;
Prezantimet mundësuan një ndërthurje të teorisë, praktikës, dhe informacionit mbi konceptet bazë të debatit konstruktiv.