Në datën 8 Mars, anëtari i Rrjetit H.A.N.A, ishte në qendër të Lezhës me një ekspozitë mbi situatën e grave dhe vajzave shqiptare, të humbura, të dhunuara dhe të shtypura.
Një tribut për to e një mundësi për të bashkëndarë me njerëz të thjeshtë, kureshtarë për instalacionin në sheshin “Besëlidhja”, rreth pozitës së dizavantazhit që në fillesat e jetës se vajzave në këtë vend.
Ekspozuan gjuhën e urrejtjes që vërshon lirshëm në rrjete sociale, linçimin që i bëhet vajzës e gruas që guxon të dalë jashtë pritshmërive të shoqërisë; ekspozuan shifrat e vrasjeve dhe torturave ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri.
Përpjekjet e vazhdueshme të qendrës në trajtimin e çështjeve gjinore gëzojnë mbështetjen e European Endoëment For Democracy , ndërsa për aktivitetin e ekspozitës në veçanti, H.A.N.A falenderon edhe Anna Lindh Foundation Fondacioni Anna Lindh – ALF – Rrjeti Shqiptar për mbështetjen.