Wednesday, February 8, 2023
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Donors and Partners
  • Contact
No Result
View All Result
AMI
Home News

Hapa drejt integrimit të Edukimit për Median dhe Informacionin në sistemin arsimor

in News
Hapa drejt integrimit të Edukimit për Median dhe Informacionin në sistemin arsimor

Instituti Shqiptar i Medias organizoi takimin publik me temë “Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) në arsimin formal në Shqipëri”, një aktivitet që bëri bashkë donatorët, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), drejtues dhe mësues nga Arsimi i Mesëm i Ulët dhe Arsimi i Mesëm i Lartë nga Tirana, Lezha, Elbasani, Durrësi si edhe organizata të shoqërisë civile që kontribuojnë në fushën e edukimit mediatik. 

Ky takim u organizua në përmbyllje të pilotimit të kurrikulës së edukimit për median dhe informacionin në 20 shkollat e arsimit parauniversitar në Lezhë, Elbasan, Durrës dhe Tiranë, proces ky që filloi në 2020. Me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe UNESCO, Instituti Shqiptar i Medias dhe ASCAP përshtatën kurrikulën e edukimit për median dhe informacionin, zhvilluan modulet për trajnimin e mësuesve, trajnuan 10 trajnerë dhe 240 mësues në të gjitha shkollat e përfshira në pilotim.

Gjatë këtij procesi, mësuesit patën mundësinë që të integronin kurrikulën në mësimdhënie për të aksesuar informacionin, zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik dhe për krijimin e përmbajtjeve mediatike. Në total, 8456 nxënës në nivelin e ulet dhe 1372 nxënës në nivelin e lartë kanë pasur mundësinë që të dëgjojnë për edukimin mediatik në shkolla dhe një pjesë prej tyre janë përfshirë drejtëpërdrejtë në orët pilotuese.

Pilotimi ka pasur sfida që lidhen me infrastrukturën në shkolla, trajnimin dhe zhvillimin profesional të mësuesve, ngarkesën mësimore të stafit pedagogjik dhe kohën e shkurtër të pilotimit, megjithatë drejtuesit e shkollave dhe mësuesit shprehen se integrimi i kësaj kurrikule në mësimdhënie është domosdoshmëri dhe si e tillë, duhet të vijojë në mënyrë të qendrueshme.  

Zv. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Nina Guga, shprehu angazhimin dhe mbështetjen insitucionale sa i përket edukimit për median dhe informacionin në arsimin formal, të cilin e konsideroi “detyrim ligjor, arsimor dhe moral”, të reflektuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin e Arsimit si pjesë e zhvillimit të kompetencave digjitale, mediatike dhe qytetarisë demokratike.

Zëvendës-shefi i Seksionit Politik të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Jean-Baptiste Le Bras dhe Koordinatorja e Projektit pranë UNESCO, Adeline Hulin, theksuan se edukimi për median dhe informacionin është thelbësor dhe një prioritet për ta, duke marrë parasysh përhapjen e globale të dezinformimit, keqinformimit, fake news dhe propagandës.

Synimi i palëve të përfshira është që kjo nismë të zgjerohet në nivel kombëtar në të gjitha shkollat në Shqipëri, duke i dhënë mundësinë çdo nxënësi dhe mësuesi të njohin kompentencat EMI dhe t’i kultivojnë ato për të përdorur në mënyrë të mençur median, burimet e tjera të informacionit (si bibliotekat, arkviat, internetin, etj.) dhe për të zhvilluar aftësitë e të menduarit kritik teksa shqyrtojnë dhe krijojnë përmbajtje të ndryshme. 

Previous Post

Studentët në 10 universitete trajnohen për edukimin mediatik

Next Post

Monitoring report on hate speech in Albania

Related Posts

Studentët në 10 universitete trajnohen për edukimin mediatik
Ami News

Studentët në 10 universitete trajnohen për edukimin mediatik

NATIONAL CONSULTATIONS ON MIL STRATEGY
News

NATIONAL CONSULTATIONS ON MIL STRATEGY

Discussion among media organizations marks closing of project focused on labour relations and media professionalism
Ami News

Discussion among media organizations marks closing of project focused on labour relations and media professionalism

New Publication: “Journalism, “Fake news” & Disinformation: Handbook for Journalism Education and Training”
News

New Publication: “Journalism, “Fake news” & Disinformation: Handbook for Journalism Education and Training”

Thirrje për aplikime për produkte mediatike
Ami News

Thirrje për aplikime për produkte mediatike

JOINT DECLARATION ON FREEDOM OF EXPRESSION AND ELECTIONS IN THE DIGITAL AGE
News

JOINT DECLARATION ON FREEDOM OF EXPRESSION AND ELECTIONS IN THE DIGITAL AGE

Next Post
Monitoring report on hate speech in Albania

Monitoring report on hate speech in Albania

RECOMMENDED NEWS

NATIONAL CONSULTATIONS ON MIL STRATEGY

NATIONAL CONSULTATIONS ON MIL STRATEGY

2 years ago
Trajnim për dezinformimin

Trajnim për dezinformimin

2 years ago
Young students and journalists participate in Hackathon #YouthForMILSolutions

Young students and journalists participate in Hackathon #YouthForMILSolutions

2 years ago
Kërkohet profesionalizëm dhe përgjegjshmëri në raportimin e temave fetare

Kërkohet profesionalizëm dhe përgjegjshmëri në raportimin e temave fetare

10 months ago

BROWSE BY CATEGORIES

  • Ami News
  • Covid-19
  • INA
  • Intervista
  • Media Critique
  • Media Development
  • Media Literacy
  • News
  • Projects
  • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • RDN 2.0
  • Rrjeti Kombëtar Anna Lindh
  • Thirrje
  • Transition Promotion Program
  • Uncategorized
AMI

Follow us on social media:

Contact Information

Telephone: ++ 355 42 229800
Email: info@institutemedia.org
Adress: Rr. Gjin Bue Shpata,
Tirana, Albania

Category

  • Ami News
  • Covid-19
  • INA
  • Intervista
  • Media Critique
  • Media Development
  • Media Literacy
  • News
  • Projects
  • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • RDN 2.0
  • Rrjeti Kombëtar Anna Lindh
  • Thirrje
  • Transition Promotion Program
  • Uncategorized

© 2020 Copyright: Albanian Media Institute - Instituti Shqiptar i Medias

No Result
View All Result
  • Home
  • About Us
  • Staff
  • News
    • Ami News
    • Media Development
    • Intervista
    • Promoting constructive journalism
  • Publications
  • Projects
  • Donors and Partners
  • Contact

© 2020 Copyright: Albanian Media Institute - Instituti Shqiptar i Medias