Ditën e hënë, më datë 13 Maj, pranë ambienteve të Tulla Culture Center u hap ekspozita “Liria e Medias”.
Ky organizim bëri bashkë gazetarë, pjesëmarrës të konkursit, artistë, aktivistë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe të tjerë me interes në art dhe çështjet mediatike.
Eventi u hap me një fjalim nga Ilda Londo, Instituti Shqiptar i Medias dhe u pasua me fjalën e Ambasadorit të Vendeve të Ulëta për Shqipërinë H.E. Reinout Vos, për t’u përmbyllur me fjalimin e Klodiana Kapo, në rolin e anëtares së jurisë së konkursit “Liria e Medias”.
Gjatë fjalimeve u theksua rëndësia e gazetarisë transparente dhe të lirë, duke e lidhur dhe me situatën aktuale në vendet e Rajonit të Ballkanit, por jo vetëm. Gjithashtu, u fol për natyrën e veçantë të formës së artit që karikaturat përfaqësojnë, një zhanër që inkurajohet gjithnjë e më tepër për të përcjellë mesazhe të forta për çështje të ndjeshme dhe me rëndësi.
Me rastin e hapjes së ekspozitës në Shqipëri, u bënë të ditur për publikun dhe fituesit e konkursit, që janë:
Vendi i parë – Dušan Petričić
Vendi i dytë – Armend Ajredini
Përmendje e veçantë – Anastasija Visekruna
Gjithsej në ekspozitë u shfaqën 54 punime të ilustratorëve dhe karikaturistëve nga i gjithë Rajoni i Ballkanit Perëndimor, si edhe nga Vendet e Ulëta.
Ekspozita do të vijojë të jetë e hapur për publikun deri më datë 16 Maj.
Ekspozita e Karikaturave ” Media Freedom” në Shqipëri është pjesë e projektit “Media freedom cartoon competition 2024 – Western Balkans cartoon competition & exhibition” financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve te Ulëta dhe implementuar nga Cartoon Movement në bashkëpunim lokal me Institutin Shqiptar të Medias në koordimin me Ambasadën e Vendeve te Ulëta në Shqipëri.
Për më shumë informacion klikoni linqet: https://www.cartoonmovement.com/project/media-freedom-cartoon-competition
https://www.instagram.com/albanian_media_institute/p/C68xwkXN6kO/?hl=en&img_index=9