SCiDEV Center hap thirrjen për aplikime , në kuadër të projektit “A Cross Regional Predictive Model for Youth Policy Shaping – Youth Observers”; një iniciativë 24 mujore që synon të krijojë një model të ri për angazhimin e të rinjve në politikë dhe shoqëri të quajtur “Y-Os” (Youth Observers). Ky projekt përfshin pjesëmarrës nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Italia, duke inkurajuar dialogun politik, bashkëpunimin, rrjetëzimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira. Synon të rrisë kapacitetet e të rinjve dhe të promovojë bashkëpunimin strategjik ndërmjet organizatave rinore nëpër këto rajone, si dhe të fuqizojë të rinjtë në formësimin e politikave rinore në nivel rajonal.
Në këtë kuadër, partnerët e projektit kanë hapur thirrjen për aplikime, për të përzgjedhur 15 të rinj për çdo shtet (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Itali), të moshës 19-30 vjeç, për t’u bashkuar në 4 grupe vëzhgimi të të rinjve, për të kontribuar në 4 dokumente kombëtare të politikave dhe për të bashkëpunuar në 1 dokument politik rajonal.
Afati i fundit për aplikime: 24 korrik 2024
Për të aplikuar, klikoni linkun: https://bit.ly/3XKthU0
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Ngritjes së Kapaciteteve Rinore Erasmus+.