Më 18 Korrik , Kreu i Rrjetit Shqiptar ALF zhvilloi takimin e parë online me Grupin Këshillues: një strukturë qeverisëse e re në Rrjetin Shqiptar, por me një rol me ndikim gjithnjë e më në rritje në mbarëvajtjen e këtij të fundit.
Takimi bëri bashkë përfaqësues të Kreut të Rrjetit dhe të organizatave anëtare të Grupit Këshillues: AMAD Center dhe Youth Rights & Citizenship Initiative.
Qëllimi kryesor i këtij takimi të parë ishte t’u jepte anëtarëve të Grupit Këshillues informacion në lidhje me Skemën e Përfshirjes së Rrjetit III , si një mjet operacional , si dhe të diskutohej mbi mënyrat e përfshirjes së shtuar të Grupit Këshillues qoftë në vendimmarrje, por dhe në gjallërimin e mëtejshëm të Rrjetit.
Në takim u prezantua gjithashtu projekti IMPAKT, një nismë e ndërmarrë së fundmi nga Sekretariati ALF, për të gjeneruar histori dhe rrëfime që tregojnë se si çdo Rrjet Kombëtar ka një ndikim në komunitetet e tyre lokale dhe për të promovuar njëkohësisht punën e organizatave të nivelit bazë.
Për të qëndruar të përditësuar mbi thirrjet dhe projektet më të reja, na ndiqni në rrjetet sociale:
https://www.instagram.com/alf.shqiperi/