Thirrje për pjesëmarrje
Kur?
Trajnimi do të mbahet në datat 27-29 janar, ora 10.
Temat e trajnimit?
Trajnimi do të përqendrohet te marrja e njohurive të duhura nga zëdhënësat dhe ekspertët e komunikimit në lidhje me dezinformimin dhe ekstremizmin në media. Ky kurs/trajnim do t’i shërbejë stafit të agjencive qeveritare, veçanërisht zëdhënësve të tyre, për të përmirësuar para së gjithash nivelin e njohurive mbi dezinformimin mbi këtë temë, format që ai manifestohet në nivelet globale dhe lokale dhe, së dyti, për të përmirësuar aftësitë e tyre profesionale në komunikimin me shoqërinë civile, veçanërisht me sektorin e medias.
Kush mund të aplikojë?
Trajnimi është për zëdhënësit dhe ekspertët e komunikimit në institucione publike.
Si mund të aplikoj?
Të interesuarit të kontaktojnë këtë adresë e-maili deri në datë 26 janar: gimi@institutemedia.org
Trajnimi organizohet nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadrin e një projekti të menaxhuar nga Qendra Ndërkombëtare për Ekselencë në Luftën ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm HEDAYAH.