Më 17 Mars 2014, një tërmet i shkallës 4.4 tronditi jugun e Kalifornisë. Lajmi i parë rreth tërmetit në faqen e LA Times – një raport i shkurtër dhe faktik i postuar brenda disa minutash – u shkrua tërësisht nga një algoritëm. Që atëhere, “reporterët robotë” kanë prodhuar artikuj në mediat kryesore në tema që variojnë nga ndeshjet e vogla të ligës së bejsbollit deri te njoftimet për fitimet e korporatave. Disa kanë spekuluar se media e së ardhmes do të përbëhet kryesisht nga përmbajtja e prodhuar nga inteligjenca artificiale (IA).
Ndërsa IA dhe teknologjitë e lidhura me të do të kenë padyshim një ndikim transformues në tregjet e medias, prodhimi i automatizuar i përmbajtjes – qoftë lajme apo argëtim – ka të ngjarë të jetë një pjesë e vogël e kësaj historie për të ardhmen e parashikueshme. Ndryshe nga industritë e tilla si prodhimi dhe transporti, ku mijëra punë përbëhen kryesisht nga detyra të përsëritura që janë brenda kapaciteteve të teknologjive aktuale, shumica e vlerave në media lidhen me prodhimin e një përmbajtjeje komplekse ku ato cka peshojne shumë janë vlerësimi, gjykimi, interpretimi, krijimtaria dhe komunikimi, dhe ku njerëzit vazhdojnë të dominojnë mbi algoritmet dhe do ta bëjnë këtë për shumë vite më pas.