This annual report depicts the situation of hateful and discriminative discourse in the Albanian media environment. The report is based on the media monitoring conducted from January 2021 – April 2022. The unit of monitoring has been the incidents that contained hateful and discriminatory discourse (HDD) produced by, shared or even allowed to be expressed in media outlets, including traditional, new and social media.
Incidents were identified using key words and daily monitoring of different media channels. The identified incidents were examined and then reported based on the reporting instrument designed by Prof. Snjezana Milivojevic. The focus of the monitoring were incidents that contained hate speech directed at gender, ethnicity, religion, sexual minorities, migrants and refugees. Nevertheless, new categories emerged, i.e., disabled people, deceased persons, journalists, political opponents, etc., which were also reported and included in this report.
The three most prevalent categories that were subject to hate speech and discriminatory discourse were ethnicity (38.5%), gender (20.5%) and sexual minority (12%). For years, the situation has remained the same for these categories, and, despite the efforts done by media organisations and media authorities, the situation continues to be problematic.
Ky raport vjetor paraqet situatën e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminuese në mjedisin mediatik shqiptar. Raporti bazohet në monitorimin e mediave të kryer gjatë periudhës Janar 2021 – Prill 2022. Njësitë e monitorimit kanë qenë incidentet që përmbanin gjuhë urrejtjeje dhe diskriminuese të prodhuara, të shpërndara apo të lejuara të shpreheshin në media, përfshirë ato tradicionale, median e re dhe atë sociale.
Incidentet u identifikuan nëpërmjet përdorimit të fjalëve kyçe dhe monitorimit ditor të kanaleve të ndryshme mediatike. Incidentet e identifikuara u analizuan dhe më pas u raportuan sipas formatit të raportimit të hartuar nga Prof. Snježana Milivojević. Në fokus të monitorimit kanë qenë incidentet që përmbanin gjuhë urrejtjeje që prekte individët, grupet ose komunitetet në bazë të gjinisë, përkatësisë etnike, fetare, orientimit seksual, si edhe emigrantët dhe refugjatët. Megjithatë, gjatë monitorimit u shfaqën kategori të reja, si për shembull personat me aftësi të kufizuara, persona të vdekur, gazetarë, kundërshtarët politikë etj., incidentet e të cilave u raportuan dhe janë përfshirë në këtë raport.
Gjuha e urrejtjes dhe diskriminuese ka qenë më e përhapur ndaj grupeve, individëve dhe komuniteteve për shkak të përkatësisë etnike (38.5%), gjinisë (20.5%) dhe orientimit seksual (12%). Prej vitesh situata paraqitet e njëjtë për këto kategori dhe pavarësisht përpjekjeve të bëra nga organizatat mediatike dhe autoritetet e medias, gjendja vazhdon të jetë problematike.