Trajnimi u realizua në bashkëpunim me Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (anëtar i Rrjetit) në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike të këtij Universiteti.
70 studentë të drejtësisë dhe psiklologjisë nga ky Fakultet janë trajnuar për çështjet gjinore. Trajnimi ka shërbyer për të shtuar njohuritë e studentëve, të cilët nuk kanë pasur njohuri të mjaftueshme në këtë drejtim.
Qendra për Drejtësi Gjinore punon konkretisht me raste të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, vlerë e shtuar kjo për të ofruar shembuj praktikë, të cilët ndihmojnë studentët në aftësimin në e tyre si profesionistë të ardhshëm.
Rezultat i drejtëpërdrejtë i trajnimit ka qenë ofrimi i mbështetjes dhe referimi i një rasti që ishte subjekt i dhunës në familje.
Trajnimi u mundësua me mbështetjen financiare të Anna Lindh Foundation nga Skema e Angazhimit të Rrjetit, që zbatohet nga Drejtuesi i Rrjetit.