Raporti është përgatitur nga anëtari i Rrjetit Shqiptar ALF, Instituti për Bashkitë e Shqipërisë, si vazhdimësi e raporteve të kaluara të viteve 2020, 2021 dhe 2022.
Qëllimi i këtij status raporti vjetor është të shërbejë si një fanar transparence, të nxisë llogaridhënie qëndrore dhe lokale, llogaridhënien e ekzekutivit dhe legjislativit bashkiak, të rrisë ndërgjegjësimin mbi përgjegjshmërinë administrative dhe integrititetin e punonjësve të bashkive.
Kryesisht, raporti bazohet në analizimin e gjetjeve të identifikuara nga hulumtime të raporteve, botimeve apo artikujve të ndryshëm të përgatitur si pjesë e projekteve apo e veprimtarisë së institucioneve të ndryshme publike që veprojnë në fushën e pushtetit vendor.
Ndër të tjera raporti përmban informacione lidhur me: zhvillimet kryesore gjatë 2023 , marrëdhëniet me qeverisjen qendrore dhe transparenca, funksionet e bashkive, performanca buxhetore e Njësive të Qeverisjes Vendore për vitin 2023, etj.
Lexoni të plotë botimin këtu: https://iam.org.al/wp-content/uploads/2024/05/Qeverisja-vendore-ne-Shqiperi-Raport-2023.pdf
Për të lexuar botimet e kaluara, klikoni linkun: https://iam.org.al/botime/