Më datë 20 Dhjetor u organizua sesioni i dytë i rrjetëzimit online nga Drejtuesi i Rrjetit Anna Lindh në Shqipëri në bashkëpunim me Drejtuesin e Rrjetit në Liban, njëkohësisht edhe lehtësues i sesionit.
Sesioni mblodhi së bashku 22 pjesëmarrës që përfaqësonin organizata anëtare të Rrjeteve të Shqipërisë, Libanit dhe Danimarkës, të cilët punojnë në fusha të ndryshme, ku dominonin organziatat që punojnë në fushën e të rinjve, edukimit, medias, barazisë gjinore dhe dialogut ndërkulturor.
Fushat tematike që dolën më shumë në pah gjatë diskutimeve që zgjatën rreth 2 orë, përfshinë rininë, median, polarizimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile. Objektivi ishte lehtësimi i diskutimeve dhe shkëmbimit të njohurive për çështjet përkatëse brenda sektorëve të punës të secilës prej organizatave pjesëmarrëse.
Njësoj si sesionin e parë, edhe sesioni i dytë i kushtoi shumë rëndësi ndërveprimit mes anëtarëve. Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime në grupe të vogla, qëllimi kryesor i të cilave ishte identifikimi i sfidave të përbashkëta, me qëllim gjenerizimin e ideve për veprime të përbashkëta.
Në përfundim të sesionit një hapësirë kohore iu dedikua specfikisht shkëmbimit të kontakteve të pjesëmarrëve të pranishëm.
Në ndjekje të këtyre sesioneve online, Drejtuesi i Rrjetit Shqiptar do të publikojë edhe thirrjen për propozime aktivitetesh online, që anëtarët nga Veriu dhe Jugu i Mesdheut do të organizojnë së bashku.
Për informacione të përditësuara na ndiqni në rrjetet sociale:
https://www.instagram.com/alf.shqiperi/