20 maj 2020
Pandemia e koronavirusit do të lërë pas pasoja të mëdha në ekonomitë e vendeve të prekura prej saj. Në Shqipëri mbyllja për shkak të pandemisë ka krijuar efektet e para në ekonomi. Mijëra vende pune u mbyllën, shumë biznese rrezikojnë falimentimin, ndërsa sektorë të caktuar të ekonomisë rrezikojnë të përballen me efekte afatgjata të krizës. Në këtë spirale të rrezikshme është futur dhe media. Televizionet dhe gazetat apo radiot, u përballën me pasojat që krijoi mbyllja e ekonomisë për shkak të pandemisë. Televizionet lokale kanë qenë nga më të prekurit nga kjo krizë.
Për të parë artikullin e plotë kliko: