Në datat 30 Janar – 1 Shkurt, 2023, u zhvillua në Marsejë takimi vjetor i Drejtuesve të Rrjeteve të Fondacionit Anna Lindh, ku morën pjesë edhe drejtuesit e rrjetit shqiptar.
Takimi u përqendrua tek vlerësimi i programeve të Fondacionit, përfshirë Skemën për Angazhimin e Rrjetit, Ditën e Mesdheut, ALF Hands-On, Mobiliteti për Veprim, Njohuria për Veprim, etj., me synimin për të ndarë sfidat në menaxhimin dhe qeverisjen e tyre, si edhe mundësitë për përmirësim në thirrjet pasuese.
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe diskutimit të programeve si “Young Mediterranean Voices” dhe “MED Forum”, të cilët do të organizohen në vitin e ardhshëm.