“Takimi vjetor i Rrjetit Kombëtar Anna Lindh Shqipëri, me pjesëmarrjen e 22 përfaqësuesve të organizatave të Rrjetit Kombëtar u zhvillua në datën 22 Janar.
Gjatë këtij takimi anëtarët patën mundësi të njiheshin me Drejtuesin e Rrjetit Kombëtar, të jepnin sugjerime dhe komente për përditësimin e Rregullores së Brendshme të Rrjetit, që do të jetë dokumenti kryesor që orienton funksionimin e Rrjetit, si edhe të informoheshin për aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve që do të organizohen në muajt e ardhshëm.
Temat e aktiviteteve për ngritje të kapaciteteve do të përcaktohen nga vetë anëtarët e rrjetit pas sugjerimeve që do të vijnë prej tyre. ”