Thirrje për aplikim
Trajnim online për dezinformimin
Kur?
Trajnimi do të mbahet në datë 10 dhjetor, ora 13:00 dhe 11 dhjetor, ora 10:00, nëpërmjet platformës Zoom.
Temat e trajnimit?
Temat e trajnimit lidhen me marrjen e aftësive praktike për dallimin e keqinformimit dhe dezinformimit, të tilla si gjetja e burimit fillestar të një citimi, verifikimi i fotove dhe videove, verifikimi i vërtetësisë së llogarive në media sociale, etj. Trajnimi do të përqendrohet te instrumentat online dhe përvoja e vetë gazetarëve në njohjen dhe përgënjeshtrimin e lajmeve të rreme. Dy lektorët vijnë nga mësimdhënia e gazetarisë dhe nga gazetaria e aplikuar.
Kush mund të aplikojë?
Trajnimi është për gazetarët dhe për studentët e gazetarisë dhe komunikimit të interesuar për temën.
Si mund të aplikoj?
Të interesuarit të kontaktojnë këtë adresë e-maili deri në datë 9 dhjetor, ora 14:00: gimi@institutemedia.org Trajnimi është pjesë e projektit “Promoting Media Information Literacy and strengthening independent media in the Western Balkans,” udhëhequr nga Albany Associates dhe Mediacentar Sarajevo,me mbështetjen financiare të Foreign Commonwealth Office.