Thirrje për pjesëmarrje
Kur?
Trajnimi do të mbahet në datat 27-29 tetor, ora 10.
Temat e trajnimit?
Trajnimi do të përqendrohet te marrja e njohurive të duhura nga gazetarët në lidhje me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Ai do të trajtojë tema si përkufizimet e këtyre fenomeneve, mënyra si shfaqen ato, dukuritë e fundit në këtë aspekt dhe ligji shqiptar në lidhje me terrorizmin. Gjithashtu, trajnimi do të trajtojë edhe aftësimin profesional të gazetarëve në raportimin e këtyre fenomeneve dhe problemet konkrete të raportimit të tyre.
Kush mund të aplikojë?
Trajnimi është për gazetarët dhe për studentët e gazetarisë dhe komunikimit të interesuar për temën.
Si mund të aplikoj?
Të interesuarit të kontaktojnë këtë adresë e-maili deri në datë 23 tetor: gimi@institutemedia.org
Trajnimi organizohet nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadrin e një projekti të menaxhuar nga Qendra Ndërkombëtare për Ekselencë në Luftën ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm HEDAYAH.