Më 20 shkurt 2024, u zhvillua webinari mbi diversitetin , me anëtarë nga tre vende partnere, Rrjete të Fondacionit Anna Lindh: Shqipëria, Libani dhe Luksemburgu.
Iniciativa u ndërmor pas sesionit të rrjetëzimit të organizuar nga Kreu i Rrjeti Shqiptar, në kuadër të Skemës së Angazhimit të Rrjetit II, nga Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile Durrës (CSDC Durrës), në bashkëpunim me Radio ARA dhe Lebanese Spotlight.
Qëllimi i këtij webinar-i ishte të shpjegonte konceptin e shumëanshëm të diversitetit, duke eksploruar përkufizimet, llojet, sfidat dhe strategjitë për nxitjen e përfshirjes.
Përmbajtja e krijuar për diskutim përfshinte dimensione të ndryshme të diversitetit, si ai kulturor, etnik, fetar, identitetin gjinor, orientimin seksual dhe diversitetin e moshës. Për ta bërë diskutimin më të prekshëm, u shfaqën shembuj pozitivë të industrive që kanë integruar me sukses diversitetin në praktikat e tyre, të tillë si Pixar dhe Airbnb. Këta shembuj pozitivë nënvizuan përfitimet e dukshme të përqafimit të diversitetit dhe përfshirjes, duke frymëzuar pjesëmarrësit që t’i mbrojnë këto vlera brenda sferave të tyre të ndikimit.
Webinari-i bëri bashke 16 pjesëmarrës, kryesisht vullnetarë nga organizatat , por edhe koordinatorë projektesh.
Në fund të kësaj iniciative, arritja ishte një ndërgjegjësim dhe kuptim i rritur për rëndësinë e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes.
Për më shumë informacion, klikoni linkun:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=955748556462545&set=a.534270745276997