Takimi u mbajt më 12 nëntor 2024, në Zoom dhe bëri bashkë 10 pjesëmarrës, 2 përfaqësues të organizatave që janë anëtare të Grupit Këshillues: Qendra AMAD dhe YRCI Albania, 1 përfaqësues të Drejtuesit të Rrjetit dhe 7 përfaqësues nga organizata të tjera anëtare: CESA, CSDC Durrës, Active Mobility Albania, ACFOS Albania, Network Albania, ACFD dhe ESN Albania.
Qëllimi kryesor i këtij takimi të dytë ishte diskutimi dhe konsultimi me anëtarët mbi përditësimin e Rregullores së Brendshme dhe prezantimi i Përcaktimit dhe Klasifikimit të Ekspertizës së Anëtarëve të Rrjeteve, si një mundësi për rritjen e vizibilitetit të organizatave dhe një pjesë përbërëse e rëndësishme për forumin e ardhshëm ALForum 2025. Gjatë sesionit u prezantua një pasqyrë e përgjithshme e procesit dhe arsyet pse mund të jetë i dobishëm në drejtim të thjeshtimit të bashkëpunimit me organizata të tjera jashtë Shqipërisë. Një pjesë e diskutimit u përqëndrua dhe te bashkëpunimi mes organizatave brenda Shqipërisë: rëndësia dhe nevoja që ekziston momentalisht për nxitjen e kësaj të fundit.
Ndër të tjera, pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe sugjerime në lidhje me përmirësimin e Rregullores së Brendshme dhe funksionimin e Grupit Këshillues si organ qeverisës. Rregullorja e Brendshme e përditësuar do të ndahet në vijim për t’u konsultuar më tej me pjesën tjetër të anëtarëve që nuk mundën të ishin të pranishëm në këtë takim.